Ekskluzive, Partizani në sulm për 4 lojtarë

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Partizani do me çdo kusht titullin kampion këtë sezon dhe prandaj në merkaton e janarit pritet të futet fuqishëm në merkato. Burime të minuta90.com konfirmojnë se, të kuqtë deri më tani kanë pasur bisedime me 4 lojtarë.

Bëhet fjalë për mbrojtësin Renato Arapi, dy mesfushorët Gerhard Progni dhe Myrto Uzuni. Në këtë listë bën pjesë edhe Xhevahir Sukaj, i cili ka deklaruar hapur se i vetmi ekip që do të luajë në Shqipëri është Partizani.

Por në fakt, klubi i kuq do ta presë shkodranin paksa, pasi ai ka oferta nga Mali i Zi, dhe Sukaj dëshiron që të luajë jashtë Shqipërisë. Presidenti Demi e deklaroi mbrëmë në Rubrikën Sportive në RTSH HD, ku theksoi se nëse Sukaj vjen, ai në Shqipëri do të luajë vetëm për Partizanin.

Ndërkohë, si Arapi dhe Progni, pritet të rikthehen te “Demat e Kuq”. Arapi erdhi në verë te Partizani, por aventura e tij me të kuqtë nuk zgjati shumë, teksa u largua drejt Turqisë.

Edhe Progni, më përpara ka luajtur për Partizanin, ku edhe para ndeshjes që u luajt me Skënderbeun, lëshoi sinjale dashurie për të kuqtë.

Ndërkaq, të riun Uzuni e tërheq shumë projekti që kanë të kuqtë e kryeqytetit me lojtarët e rinj. Por, për mesfushorin e Shpresave pritet të paguhet një klauzolë lirimi dhe Partizani vështirë se do ta bëjë këtë.

Një gjë është e sigurt, bisedime ka pasur dhe deri diku kanë ecur në rrugë të mbarë, por gjithçka pritet të shihet në fund, kur e “zeza të hidhet mbi të bardhë”. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.