Ekskluzive, Skënderbeu “boom boom” në merkato

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Në verë, kur po luhej ndeshja Rumani-Shqipëri, komentatori i mirënjohur i SuperSport, Dritan Shakohoxha, tha “Boom Boom Armando Sadiku”… Por, në qoftëse realizohen disa nga lëvizjet e planifikuara tek Skënderbeu, mund të themi: “Boom Boom Skënderbeu”.

Sipas burimeve të sigurta të minuta90.com konfirmojnë, se korçarët duan të afrojnë në ekip disa lojtarë si Afrim Taku, Lorenc Trashi, Bruno Telushi dhe Danilo Alves. Kjo mbetet e vështirë, pasi të 4-t këta lojtarë kanë kontrata me ekipet e tyre respektive.

Por, në qoftëse me këta lojtarë transferimi është i vështirë, ndryshe qëndron situata me mesfushorin e Luftëtarit, Dejvi Bregu. Jozyrtarisht por nga burime të minuta90.com brenda klubit të Skënderbeut thuhet se drejtori sportiv i Skënderbeut Haris Fakiç ka arritur marrëveshjen me klubin e Luftëtarit për blerjen e mesfushorit vlonjat.

Tashmë, duket se gjithçka është mbyllur përfundimisht, teksa mësohet se Dejvi Bregu ka zhvilluar dje ndeshjen e fundit me Luftëtarin dhe transferohet te Skënderbeu. Një tjetër korçar do i bashkohet Skënderbeut pasi Dejvi gjysmën e familjes së tij e ka korçare dhe gjysmën vlonjate. Sipas burimeve të sigurta të minuta90.com, Bregu do të përfitojë 5 mijë euro në muaj 5-fishin e asaj që përfitonte në Gjirokastër.

Ndërkaq, pritet që klubi korçar të paguajë 50 mijë euro për kartonin e mesfushorit, ndërkohë që në marrëveshje është përfshirë edhe huazimi i sulmuesit Sebino Plaku. Siç thotë një fjalë e urtë: Fjalët shkojnë dhe vijnë dhe gjithçka pritet për t’u parë në ditët e para të janarit, atëherë kur do të hapet edhe merkatoja e dimrit. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.