Ekskluzive/ Sqarohet misteri “Mazrekaj”!

0
SHPËRNDAJE

Mazrekaj në stërvitje
Mazrekaj në stërvitje

Ka pasur shumë aludime për misterin “Mazrekaj” në kampin e kuq. Lojtari në fjal është një beniamin i tifozerisë “Ultras Guerrils”, por duket se relatat e tij me Partizanin kanë ndryshuar. Minuta90.com zbulon faktin se ka qenë një zënkë e tij e një prej pjesëtarëve të stafit teknik që ka detyruar lojtarin të mos udhëtoj, pasi ai ka qenë gati për tu nisur drejtë Italisë. Pikërisht përgatitësi fizik Xhanoti. Mazrekaj njihet si një lojtar gjaknxehtë, por gjatë kohës së trajnerit Shpëtim Duro, ai jo vetëm që s’ka krijuar asnjë problem, por ka qenë edhe nga lojtarët më të mirë në fushë për Partizanin. Ky shembull tregon qartë se duke parë talentin e tij, karakteri është një pjesë e menaxhueshme për atë që kërkon ta ketë me vete Mazrekajn. Tashmë situata duket e tensinuar, por normal që pas Mazrekajt ka edhe ndonjë skuadër tjetër që interesohet, pasi talenti i tij është evident.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.