Ekskluzive, sulmuesi bën gati valixhet, do të largohet nga Vllaznia

0
SHPËRNDAJE


Me afrimin e merkatos së janarit, edhe vetë futbollistët bëjnë llogaritë personale për atë që ka ndodhur në pjesën e parë të edicionit. Përveç interesave të klubeve, lojtarët shohin edhe interesat dhe objektivat e tyre që mund të jenë edhe të ndryshëm.

Momentalisht, sipas burimeve të sigurta të minuta90.com, mësohet se edhe sulmuesi Brunild Pepa ka shprehur interesimin për të ndërprerë marrëdhëniet me Vllazninë. Në lidhje me këtë çështje, drejtuesit e klubit apo pjesëtarët e stafit teknik të kuqebluve nuk kanë dhënë asnjë shpjegim dhe nuk kanë deklaruar asnjë qëndrim se si do të veprohet.

Sulmuesi është aktivizuar në disa takime, dhe ai nuk ka arritur që të përmbushë pritshmëritë e klubit dhe ndaj tij nuk ka vlerësimet maksimale. Në ditët në vijim, pritet që të ketë edhe takim të vetë lojtarit me anëtarët e stafit teknik dhe drejtuesve të klubit për të diskutuar mbi zgjidhjen e kontratës që e mban të lidhur me Vllazninë. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.