Ekskluzive, te Vllaznia po presin sulmuesin Fabio Hoxha

0
SHPËRNDAJE

447x193_hoxha_fabio_001Vllaznia ka piketuar futbollistin e parë që mund të vijë në fund të dhjetorit për t’u provuar. Tek kuqeblutë pritet të mbërrijë shqiptari Fabio Hoxha që aktivizohet në kampionat italian.

Hoxha është një sulmues i njohur duke qenë se është aktivizuar me të rinjtë e Interit në Seria A për 7 vjet, ndërkohë që ka luajtur edhe me 19-vjeçarët dhe 21-vjeçarët e ekipit kombëtar të Shqipërisë. Në këtë mënyrë që në moshë të re, Hoxha ka spikatur për lojën dhe golat e tij.

Aktualisht, sulmuesi Fabio Hoxha aktivizohet në Ligën e Tretë në Kampionatin Italian të futbollit me ekipin e Team Ticino. Sipas burimeve të minuta90.com pranë KF Vllaznia, lojtari në fjalë ka marrë një pëlqim nga trajneri Armando Cungu dhe ka dëshirë që ta provojë futbollistin nëse është i vlefshëm për sulmin e kuqebluve.

Ashtu siç do lojtar tjetër që do mund të piketohet në merkaton e janarit, Hoxha do të duhet që të provohet dhe nëse merr aporvimin e teknikut Cungu, atëherë mund të bisedohet për firmosje të kontratës. Sulmuesi shqiptar që aktivizohet në Itali mund të vijë në Shkodër rreth datës 20 dhjetor për të nisur stërvitjen dhe për t’u provuar.

Ky lojtar është piketuar duke qenë se Vllaznia ka mangësi për një futbollist në vijën e parë të sulmit që nga fillimi i këtij sezoni. Në qoftëse, Fabio Hoxha arrin të bindë stafin teknik, atëherë mund të jetë lojtari më i ri i skuadrës shkodrane.

Megjithatë, Fabio Hoxha nuk është lojtari i vetëm për të cilin po mendohet aktualisht, sepse drejtuesit bashkë me menaxherë të ndryshëm po shohin edhe të tjera mundësi në Itali por edhe shtete të tjera jashtë Shqipërisë për të mundësuar një përforcim të kuqebluve në pjesën e dytë të këtij sezoni. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.