Ekskluzive, Teuta “projekton” dy afrimet e para

0
SHPËRNDAJE

Slavko Lukiç dhe Nderim Nexhipi mund të jenë dy afrimet e para te skuadra e Teutës në merkaton e janarit. Siç bëjnë me dije burime të sigurta të minuta90.com, emri i këtyre do lojtarëve qarkullon prej kohësh në ambientet sportive në Durrës.

I pari është larguar nga Flamurtari, ndërsa i dyti ka kontratë me Korabin, por pritet që ta shkëpusë kontratën e tij, me mirëkuptim me drejtuesit dibranë.

Durrsakët po vuajnë në krahun e djathtë të mbrojtjes ku po aktivizohet Hodo së fundmi, ndërkohë që në atë pozicion ka provuar të luajë edhe Erand Hoxha, Valdrin Rashica dhe Ergi Borshi.

Ardhja e Lukiç do mbyllte një nga “vrimat” e Teutës, e cila në merkaton e janarit pritet të bëjë disa lëvizje, pasi ekipi deri më tani ka shfaqur dobësi. Poashtu, edhe afrimi i fantazistit Nderim Nexhipi do të ishte një pikë shumë e rëndësishme për “Djemtë e Detit”. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.