Ekskluzive/ Trajneri Hysen Dedja në “fije të perit” tek Lushnja

0
SHPËRNDAJE

Po bejne 9 ndeshje qe trajneri Hysen Dedja ka zhvilluar ne Lushnje dhe ka siguruar 1 fitore 1 barazim dhe 7 humbje.
Burime te sigurta për minuta90.com  prane klubit lushnjar bejnë me dije se ne rast disfate kunder Luftetarit ne fundjave Hysen Dedja do shkarkohet.  Emri me i perfolur per postin e trajnerit eshte Mustafa Loci.
Ky trajner e ka refuzuar disa vite me parë kete post ne vitin 2009.

Ka per rreth 40 vite qe stervit moshat e Lushnjes dhe ka nxjerr shume talente Lushnjar si Gentian Cela, Rezart Dabulla, Mikel Canka, Erion Xhafa, Eduart Rroca aktualisht nje lojtar kryesor te Luftetari.

Sfida ndaj Luftëtarit është jetike për të mbajtur gjallë shpresat për mbijetesë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU