Ekskluzive, Vllaznia në bisedime me sulmuesin e Milsamit

0
SHPËRNDAJE

Përveç përforcimeve në mesfushë të dy shkodranëve Gilman Lika dhe Edon Hasani, drejtuesit e Vllaznisë janë hedhur në sulm për të gjetur edhe një lojtar për repartin ofensiv. Krerët shkodranë i kanë hedhur sytë drejt Moldavisë, për gjetjen e ndonjë elementi cilësor.

Nga burime të minuta90.com pranë skuadrës shkodrane mësohet se krerët janë në bisedime me sulmuesin e Milsami Orhei, Yero Bello. Përveç anës financiare të pretendimeve të këtij lojtari, Vllaznia është fokusuar edhe te niveli i tij i lojës, apo aftësitë personale, që duhet të konkurrojë me futbollistët e tjerë shqiptarë.

Gjithsesi, drejtuesit e Vllaznisë së bashku me trajnerin Armando Cungu kërkojnë t’i mbyllin sa më shpejt që të jetë e mundur tratativat me nigerianin, në mënyrë që t’i lënë kohë atij për përgatitjet e sezonit të ri. Megjithatë, gjithçka mbetet për t’u parë në ditët në vijim, atëherë kur edhe gjërat të jenë më konkrete. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.