Eksluzive/ Vllaznia, gjoba për fanta e pepsi. Ja si nisën konfliktet

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Në kampin shkodran zien një vullkan nën tokë, por askush nuk e ka zbuluar deri tani të vërtetën. Pas largimit të disa titullarëve askush nuk ka bërë të ditur çfarë po ndodh me të vërtetët, me Vllazinë, “djepin e futbollit shqiptar”?

NhF2T

“Minuta90” përmes burimeve tepër konfidenciale pran skuadrës së Vllaznisë ka mësuar se gjërat janë acaruar gradualisht me ardhjen e trajnerit të ri Luan Zmijani. Më parë, me italianin Baldo Raineri grupi funksiononte shumë mirë, madje kishte edhe harmoni në skuadër. Por Zmijani si një trajner i ri dhe me ambicje mbase është nxituar disi në vendimet e tij.

images (1)

Bëhet e ditur se ai ka gjobitur lojtarët edhe në rast se pinin pije me gaz të tipit Coca Cola apo Pepsi e Fanta. Ndërkohë që gjoba të tjera ka pasur edhe për lojtarët që vinin pa palestrina në stërvijte, deri në 10% të rrogës. Ka pasur raste që lojtari pasi ka pirë fanta është gjobitur me 30% të rrogës dhe i ka kushtuar formacionin. Ndërkohë që në njërin rast kur trajneri kishte caktuat X lojtar për të goditur 11-metërshin dhe ai për xhentilesë ia ka lënë një shoku të skuadrës ta godasë në vendin e tij, sërish është gjobitur.

images

Nuk është keq nëse një ekip ka disiplinën brenda tij, por kur trajneri abuzon me këto vendime dhe me fuqinë e dhënë nga klubi, ateherë nuk quhet më disiplinë, por diktaturë.

Kjo situatë ka krijuar probleme në grupin e lojtarëve, të cilët “pas kuintave” shprehen të pakënaqur. Ata bëjnë të ditur se s’mund të qëndronin më në të tilla kushte në rradhët e skuadrës së zemrës, pasi shumica janë shkodranë.

vllaznia-620x350

Kjo duket se ka qenë edhe arsyeja që gati i gjithë formacioni është larguar nga Vllaznia.

Me të vërtetë skuadra mund të ketë talente në gjirin e saj, me të vërtetë trajneri mund të jetë mësuar me grup-moshat dhe elemetet e rinj, por asnjëherë s’duhet hedhur poshtë “garda e vjetër”, ata “ushtarë” që i qëndruan pranë ekipit në momente të vështira duke mos e lënë në baltë Vllazninë.

Gjithsesi, tani një gjë është e sigurtë, lojtarët shkodranë me humor thonë se jo vetëm në kohën që janë të grumbulluar në ekip, por edhe në shtëpi kishin frikë të mbanin Pepsi apo pije të tjera me gaz në frigorifer se mund tu vinte ndonjë gjobë poshtë derës së shtëpisë.

E në të tilla kushte, situata në kampin shkodran duket tragji-komike dhe vërtetë alarmante për të ardhmen.

 

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.