Eksod tek Korabi, të gjithë kërkojnë ekip në Superiore

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Kategoria e Parë / Korabi do luajë sezonin e ardhshëm në Kategorinë e Parë, ndërkohë që shumica e lojtarëve nuk do të qëndrojnë aty.

Në skuadrën dibrane ka mjaft lojtarë interesantë, të cilat u kërkuan që në janar nga ekipe të ndryshme, madje dy prej tyre, Emiljano Çelën dhe Ardit Peposhin i kërkoi Partizanin.

Që të dy këta janë lojtarë të lirë, ashtu si qendërmbrojtësi Ervis Kaja dhe partneri i tij, Elvis Prençi.

Nivel të mirë ka treguar edhe Shabani, i afruar në janar, ndërkohë që në mesfushë ka lojtarë si Zefi, Mziu dhe Arifaj, me eksperiencë në Superiore. Lojtarë mjaft interesantë janë edhe Gavazaj, Jubani e Kaloshi, apo Peposhi në sulm. Të gjithë këta kërkojnë të gjejnë ndonjë ekip tjetër në Superiore sezonin e ardhshëm dhe një pjesë e mirë e tyre do ia arrijnë, pasi ofertat nuk u mungojnë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.