Eksperimenti Lushnja / Skuadër 100% shqiptare

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Merkatoja e verore e Kategorisë Superiore ka sjellë ndryshime të dukshme te të gjitha ekipet pjesë- marrëse në këtë veprimtari. Nga 10 skuadrat pjesëmarrëse në Superiore, Lushnja e trajnerit Artan Bano spikat nga të tjerat nga përbërja e futbollistëve që ka në dispozicion për startin e sezonit të ri.

Lushnja është ekipi i vetëm i Kategorisë Superiore me 100% lojtarë shqiptarë. Verdhëjeshilët kanë preferuar që në këtë merkato të bazohen te lojtarët vendas, duke mos pasur në përbërje të huaj. Këtë filozofi, duke u mbështetur te futbollistët shqiptarë, Lushnja e ka transmetuar edhe në sezonet e shkuara.

Para dy dekadash, lushnjarët kanë qenë promotorët e afrimit të futbollistëve të huaj. Kryetari i Bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe, njëherësh president i klubit verdhëjeshil, ka kryer konstituimin e ekipit të Lushnjës, duke firmosur 25 kontratat me futbollistët që do të përfaqësojnë Lushnjën në edicionin e ri futbollistik 2017-2018.

Kështu, Bashkia e Lushnjës ka vendosur bashkëpunimin me ekipin e futbollit përmes kontratave sezonale. Sipas presidentit Tushe, ekipi do të vijojë të jetë në varësi të plotë të Bashkisë Lushnje, e cila ka shtuar mbështetjen financiare për futbollin përmes bashkëpunimit me Këshillin Bashkiak. Edhe donacionet do të mbajnë një peshë financiare në edicionin e ri.

Ekipi

Te Lushnja të parët rinovuan protagonistët kryesorë të vitit të kaluar dhe më pas u kryen edhe shtatë afrime, duke e çuar në 20 numrin e firmave. Duke përfshirë dhe pesë futbollistët për të cilët u vendos ditën e djeshme, u plotësua lista e 25 lojtarëve. Klubi lushnjar ka arritur të bëjë 11 afrime, ku 8 vijnë për herë të parë dhe tre janë rikthime. Kjo shifër konsiderohet rekord për një klub që administrohet nga Bashkitë e qytetit.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.