Ekuban: Festojmë me tifozët tanë

0
SHPËRNDAJE
loading...

Një fitore për të vijuar ëndrrën drejt titullit. Por, edhe një fitore për të nxjerrë nga gara një rival direkt. Nuk ka asnjë dyshim që për Partizanin supersfida e javës 27-të të Kategorisë Superiore ndaj Skënderbeut vlen dyfish. Një duel për tu fituar dhe sipas Caleb Ekuban të kuqtë do të bëjnë detyrën.

Caleb Ekuban: Është një ndeshje vërtetë e rëndësishme për sezonin, pasi në rast fitoreje do ta rrisnim në 5 pikë diferencën dhe do të mbyllnim praktikën ‘Skënderbeu’. Por, e kemi të qartë që është një prej ndeshjeve më të rëndësishme të kampionatit. Ne jemi në gjendje të mirë, por edhe ata janë në moment pozitiv, pavarësisht barazimeve radhazi. Shpresojmë të shohim një futboll të bukur dhe të fitojmë.

Kur ndërpritet kampionati është pak problem. Ne ishim në një moment mjaft pozitiv. Është një ndeshje e vështirë, por ne kemi lindur për sfida të tilla, sepse gjatë këtij sezoni nuk kemi gabuar në përballjet direkte. Shpresojmë të vazhdojmë në këtë rrugë.

Sulmuesi italo-ganez nuk e mohon faktin që 3 pikët ndaj Skënderbeut do të kenë mjaft peshë, ndërsa kërkon të shënojë një tjetër gol vendimtar, ashtu siç bëri me dygolëshin e realizuar në fitoren 2-1 me përmbysje të Partizanit në Korçë gjatë fazës së dytë.

Caleb Ekuban: Nuk mund ta quajmë ndeshje vendimtare për titullin, por është e tillë për fatet e titullit. Mbeten ende edhe dhjetë ndeshje me këtë që luajmë ndaj Skënderbeut dhe janë ende 30 pikë në lojë. Por, tre pikët përballë Skënderbeut do të ishin 3 pikë tejet të rëndësishme.

Shpresoj që të shënoj sërish një gol me peshë, por nuk mund ta premtoj sepse futbolli është i paparashikueshëm. Por, do të më pëlqente të shënoja përsëri një gol vendimtar në ndeshje kaq të rëndësishme.

Ekuban vlerësoi edhe rikthimin e tifozëve të kuq në stadium pas dënimit të Disiplinës, ndërsa beson se mmbrëmja e së dielës në Selman Stërmasi do të kthehet në një festë.

Caleb Ekuban: Jemi shumë të kënaqur që na rikthehen tifozët. Kanë kaluar shumë javë që nuk kemi mbështetjen e tyre ne stadium dhe shtysën që na japin kur luajmë dhe do të jetë vërtetë e bukur që të festojmë së bashku me tifozët tanë./Supersport.al

S'KA KOMENTE

Comments are closed.