Ekuban: Fitore e madhe, dua “Këpucën e Artë”

0
SHPËRNDAJE

caleb-ekubanSulmuesi i Partizanit, Caleb Ekuban, pas ndeshjes me Teutën, në prononcimin për SuperSport, dhënë gazetarit Sokol Xhihani, u zgjodh si lojtari i ndeshjes nga SuperSport, dhe theksoi se do “Këpucën e Artë”.

“Nuk varet Partizani nga unë, por unë nga Partizani. Sot shënova dhe i dhashë fitoren ekipit, por kjo është meritë edhe e skuadrës.

Ishte një fitore e madhe për ne kjo ndaj Teutës.

Dua të shënoj sa më shumë, por në fillim mendoj të fitoj titullin, pastaj “Këpucën e Artë”.

Gara ime me Pejiç? Edhe ai po bën mirë dhe po shënon shumë. Shpresoj që të shpallem unë golashënues, ndonëse edhe Pejiç është një super sulmues.

Sukaj do vijë në janar? Eshtë i mirëpritur. Unë e shoh afrimin e tij si një vlerë të shtuar për Partizanin afrimin e sulmuesit Sukaj dhe nuk trembem nga konkurrenca”,-mbylli prononcimin e tij, sulmuesi i Partizanit, Caleb Ekuban. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.