Ekuban: Jam shumë i lumtur, më vjen mirë që i bëmë të lumtur tifozët

0
SHPËRNDAJE

Sulmuesi i Partizanit, Caleb Ekuban, pas ndeshjes me Tiranën, në prononcimin për SuperSport, dhënë gazetarit Elvis Rexha, u shpreh se është shumë i lumtur, ndërsa theksoi se i vjen mirë që i bëri të lumtur tifozët.

Jam shumë i lumtur, aq sa kur shënova nuk e pata mendjen fare. Më vjen mirë që i bëmë të lumtur tifozët, kishin ardhur në numër shumë të madh në stadiumin “Selman Stërmasi”.”

Unë vendimtar për Partizanin? “Jo, ka raste që shënoj unë, ka raste që shënon dikush tjetër. Unë jam finalizuesi, ka raste që gaboj, ka raste që ia dal mbanë, nuk varet asgjë prej meje.”

“Këpuca e Artë është objektiv personal, nuk ka të krahasuar me objektivin madhor, që është titulli.

Javën e ardhshme në Kukës? “E mbaj mend ende ndeshjen e fundit në “Elbasan Arena”, kush nuk e mban mend, atë gol super të rregullt që më anuluan atje. Do të mundohemi të fitojmë, për të hedhur një hap drejt kreut”,-mbylli prononcimin e tij, sulmuesi i Partizanit, Caleb Ekuban. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.