Ekuban: Jemi për titull, nuk do ndalem

0
SHPËRNDAJE

Sulmuesi i Partizanit, Caleb Ekuban, pas ndeshjes me Skënderbeun, në prononcimin për SuperSport, theksoi se kishte filluar t’i pëlqente kampionati shqiptar dhe se të kuqtë janë për titull.

“Treguam edhe një herë se jemi për titull. Unë shpresoj në të ardhmen të vazhdoj kështu, erdha me përulësi maksimale, po njoh një kampionat që më pëlqen dhe po jap maksimumin. Shpresoj të vazhdoj kështu, të mos ndalem”.

Ndërkaq, Ekuban, në prononcimin për TVSH, dhënë gazetarit Kristo Thoma, ku tha se vazhdon të jetë kritik me veten, dhe i ndërgjegjshëm se ka ende për t’u përmirësuar.

“Është mirë për skuadrën para pushimit që merr pikë në këtë mënyrë. Jam i lumtur nga pikëpamja e realizimit, por personalisht mendoj se kam pasur mangësi në shumë gjëra”.

“Futbolli është i bukur sepse askush nuk e di se çfarë ka në të ardhmen, nëse vazhdojmë kështu, nëse ekipi rritet. Nëse kemi mundësinë dhe fatin të fitojmë kampionatin, kemi dyert e hapura për Europën. Ta provojmë, nuk i dihet asnjëherë se çfarë ndodh”.

“Ekipi me të cilin kam luajtur keq është Kukësi, në fushën e tyre, sepse janë të fortë, mendojnë vetëm si të mos pësojnë gol dhe në atë fushë të vogël, nëse nuk gjej hapësira kam vështirësi, vetëm për këtë arsye”,-mbylli prononcimin e tij për TVSH, sulmuesi i Partizanit, Caleb Ekuban. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.