Ekuban: Mjafton që të mos lëmë pikë, të arrijmë të fitojmë dhe gjithçka do të jetë mirë

0
SHPËRNDAJE

Sulmuesi i Partizanit, Caleb Ekuban, pas ndeshjes me Korabin, në prononcimin për SuperSport, dhënë gazetarit Sokol Xhihani, u shpreh se titullin kampion e kanë vetë ata në dorë, pasi mjafton që të mos lënë pikë, të arrijnë të fitojnë dhe pastaj gjithçka do të jetë në rrugën e duhur.

“Sigurisht kisha 3 javë që nuk kam shënoja, por ndaj Laçit edhe mund të ma kishin lënë një gol. Sot arritëm të bënim mirë dhe morëm një fitore me vlerë.

Sigurisht që unë do të them atë që kam thënë në çdo ndeshje, mjafton të luaj. Sot është një lajm i mirë që është rikthyer Sukaj.

Unë provova të jap një asist për të, por vetëm një rast ishte. Nuk kam asnjë lloj preferencë se cili lojtar do të jetë përkrah meje, mjafton që të arrijmë të marrim atë që do të japim në fushën e lojës.

E kam parë ndeshjen Skënderbeu-Kukësi, ishte mjaft e ekulibruar. Mendoj që asnjëra nuk është rrezik për ne, pasi tashmë jemi në krye.

Mjafton që të mos lëmë pikë, të arrijmë të fitojmë dhe gjithçka do të jetë mirë”,-mbylli prononcimin e tij, sulmuesi i Partizanit, Caleb Ekuban. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.