Ekuban, shumë shpejt do kemi gjëra konkrete

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Tani që sezoni në Superiore u mbyll, bashkë me të përfundoi edhe huazimi i Kaleb Ekuban te Partizani. Sulmuesi është nën pronësi të Kievos, klub që luan në Serinë A, por që vendosi të huazojë për një sezon te të kuqtë ku Ekuban shkëlqeu duke i bindur të gjithë për aftësitë e tij.

Drejtuesit e Partizanit kanë shprehur dëshirën e tyre për ta mbajtur sërish në ekip sulmuesin 23-vjeçar, që shënoi 17 gola në 33 ndeshje në sezonin e tij të parë në Shqipëri. Megjithatë, të ardhmen e Ekubanit e ka në dorë skuadra e Kievos, teksa eshe vetë sulmues në një prononcim të dhënë për një media të huaj ka deklaruar:

Nuk mund të them asgjë për të ardhmen time. Unë jam nën kontratë me Kievon dhe fillimisht duhet të bisedoj me drejtuesit e klubit italian për të parë sërish termat e kontratës”, u shpreh fillimisht Ekuban.

Më tej sulmuesi sqaroi edhe faktin se pas disa ditësh do të mund të thotë diçka më shumë për këtë çështje: “Besoj se brënda 3-4 ditësh mund të them ndonjë gjë më konkrete. Për momentin nuk mund të flas më shumë se kaq, pasi në fillim duhet të bisedoj me Kievon”, mbylli prononcimin e tij Kaleb Ekuban.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.