Ekuban: Zhvilluam një ndeshje të mirë, kënaqësi kur fliten fjalë të mira

0
SHPËRNDAJE
loading...

Caleb Ekuban është lojtari i përzgjedhur nga SuperSport si njeriu i ndeshjes Partizani-Luftëtari. Ai si një prej protagonistëve të fitores së të kuqve, u prononcua për gazetarin Sokol Xhihani, ku theksoi se ekipi i tij zhvilloi një ndeshje të mirë, ndërsa u shpreh se ka kënaqësi kur fliten fjalë të mira.

“Tani jemi të parët në renditje. Zhvilluam një ndeshje të mirë, pavarësisht vështirësive dhe presim të shohim se çfarë do të bëjë Kukësi.

Merkato? Eshtë gjithmonë kënaqësi kur fliten fjalë të mira. Ndërkohë që, siç i thashë edhe shokëve të skuadrës, nuk e di nga kanë dalë këto zëra, pasi unë nuk kam asnjë informacion. 

Te Partizani edhe në Europë? Kontrata ime përfundon në qershor dhe nuk ka asnjë klauzolë. Jam i informuar që klubi i Partizanit po punon me Chievo dhe menaxherët e mi për ta shtyrë edhe për një vit huazimin, edhe sepse kjo është periudha kur përfundon kontrata ime me Chievo”,-mbylli prononcimin e tij, sulmuesi i Partizanit, Caleb Ekuban. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.