Ekuiban, talenti që mund të shpëtojë drejtorin e Lids United

0
SHPËRNDAJE

Kaleb Ekuban është basti i kësaj vere i drejtorit sportiv të Lidsit, Viktor Orta dhe të shpëtojë vendin e punës së këtij të fundit në mbyllje të sezonit. Sipas mediave angleze, vetëm ish-sulmuesi i Partizanit mund të ndihmojë klubin të gjejë formën e vet më të mirë në kampionat dhe ta afrojë përsëri me zonën e skuadrave që luftojnë për ngjitje.

Ekuban dhe Ezgjan Alioski kanë qenë dy emrat kryesorë që klubi afroi gjatë verës, për të zëvendësuar të larguarin Kris Ud që shkoi te Bërnli. Alioski ka pasur një ecuri të mirë, por nuk është një qendërsulmues i mirëfilltë, rol për të cilin u afrua Ekuban.

Ky i fundit u dëmtua shumë shpejt pas fillimit të sezonit dhe vetëm pas rreth dy muajsh pushim u kthye përsëri protagonist me skuadrën, duke qenë titullar në suksesin 2-0 ndaj Barnslit. Ndonëse nuk shënoi, Ekuban mori vlerësime pozitive për mënyrën se si krijoi hapësira për lojtarët e tjerë që të rrezikonin portën kundërshtare.

Sipas portalit “HITC”, paraqitjet e suksesshme të Ekuban mund të bindin drejtuesit e Lidsit që të mos largojnë në fund të sezonit drejtorin sportiv, zgjedhjet e të cilit janë vënë në diskutim gjatë muajit të fundit, kur skuadra iu largua ndjeshëm kreut të renditjes në Championship. Nëse Ekuban nuk shfaqet aq rezultativ sa mendonte Orta kur e bleu nga Kievo, atëherë do të jetë e vështirë që drejtuesi të vazhdojë në detyrën e tij.

Ekuiban

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU