El Shaarawy përshëndet Milanin, të hënën te Monaco

0
SHPËRNDAJE

Katër sezone te Milani, një vit i parë si protagonist absolut. Pastaj problemet fizike, fati i keq dhe fusha gjithmonë e më larg. Tani, për Stephan El Shaarawy vjen mundësia për t’u rikthyer në nivele të larta, ndonëse larg Italisë, me fanellën e Monaco. Tratativat u mbyllën me sukses për 17 milionë euro totalë: 2 për huazimin dhe 15 të tjera që do të vijnë me arritjen e aktivizimit në 15 ndeshje. Ndërsa vetë ai do të përfitojë 3 milionë, për 5 vjet.

elsha
Stephan duke u pershendetur me tifozet

Lojtari 22-vjeçar ka lënë qendrën sportive kuqezi, në ditën e tij të fundit si lojtar i Milanit. Ai ka përshëndetur edhe tifozët gjatë daljes nga Milanelo. Tashmë e presin vizitat mjekësore, firma (të hënën) me skuadrën e Principatës dhe dëshira për t’u rikthyer protagonist. Lamtumirë Milan dhe Serie A! Për El Shaarawy nis një kapitull i ri.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.