Elbasani befasohet në fund, mbijetesa bëhet më e vështirë

0
SHPËRNDAJE
loading...

Elbasani ngec përballë Apolonisë dhe ndërlikon akoma më tepër misionin për të qëndruar në Kategorinë e Parë sezonin e ardhshëm.

Verdheblutë sot nuk shkuan dot përtej barazimit 2-2 në ndeshjen që ngriti siparin e javës së 24-t në PLAY-OUT e Grupit B.

Në stadiumin “Elbasan Arena” ishin miqtë fierakë ata që gjetën avantazhin me mesfushorin Taulant Hysenshahaj në minutën e 19-të.

Megjithatë të zotët e shtëpisë arritën të përmbysnin disavantazhin që në pjesën e parë falë golave të sulmuesve Niko Zisi në të 31-n dhe Shamet Luta dy minuta para pushimit.

Ndërkohë që skuadra e trajnerit Muharrem Dosti nuk mundi ta ruante epërsinë deri në fund, pasi tetë minuta para fishkëllimës së trefishtë Myrto Uzuni vulosi barazimin përfundimtar.

Me këtë pikë Elbasani mbetet i parafundit në kuotën 14, tre më pak se Sopoti që të shtunën do të presë Turbinën. Ndërkohë që Apolonia hedh një tjetër hap drejt sigurimit të mbijetesës, pasi udhëheq grupin me 22 pikë. /minuta90.com/

Elbasani-Apolonia 2-2

Golat: Zisi 31’, Luta 43’ / Hysenshahaj 19’, Uzuni 82’

Klasifikimi

  1. Apolonia 22 pikë
  2. Turbina 18 pikë
  3. Dinamo 15 pikë
  4. Elbasani 14 pikë
  5. Sopoti 11 pikë

S'KA KOMENTE

Comments are closed.