Elbasani një barazim me shumë vlera në Tiranë

0
SHPËRNDAJE
loading...


Kategoria e Parë / Brenda pak ditësh Elbasani i jep një kthesë të fuqishme sezonit, sepse pas fitores së lehtë ndaj Turbinës “bujare”, sot skuadra verdheblu mori një pikë të çmuar kundër Dinamos.

Në Pezë-Helmës luhej një finale e vërtetë mbijetese, ku secila palë kërkonte rezultat pozitiv, duke parë një renditje tepër shqetësuese.

Ndonëse udhëtues, Elbasani arriti të kryesonte 1-0 deri në shtesë dhe ecuria e ndeshjes ishte e pabesueshme. Që në minutën e 26-të Elbasani mbeti me 10 lojtarë, pasi Dosti doli me karton të kuq, ndaj u duk se do të ishte një fitore e thjeshtë për Dinamon.

Megjithatë, vetëm dominim në lojë e zotërim topi, sepse rastet për shënim ishin të pakta dhe në minutën e 73-të erdhi edhe goditja e Elbasanit, që në kundërsulm shënoi me Peqinin.

U duk se mbaroi, por në sekondat e fundit të shtesës prej 4 minutash Efiong Ejo arriti të barazonte për Dinamon.

Pikë e artë për kryeqytetasit, duke parë si shkuan punët, por edhe Elbasani mund të konsiderohet i kënaqur, duke parë që luajti me një lojtar më pak për shumë minuta, pavarësisht se goli në shtesë “djeg” shumë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.