Elbasani rinis stërvitjen nën drejtimin e dy ish-lojtarëve

0
SHPËRNDAJE


Kategoria e Dytë/ Erjol Merxha dhe Endri Dalipi janë trajnerët e rinj të klubit të futbollit të Elbasanit.
Burime të sigurta të “Panorama Sport” pranë klubit elbasanas konfirmojnë se dy ish-futbollistët e kësaj skuadre do të marrin në dorë drejtimin e klubit.
Ndërkohë, ish-teknikut Muharrem Dosti do t’i besohet një tjetër rol në klub, ajo e përgatitjes së portierëve të ardhshëm të akademisë.

Për sa i përket stërvitjes, është programuar që të startojë ditën e hënë.

Në këtë mënyrë do të nisë zyrtarisht edhe edicioni i ri futbollistik, me Elbasanin që do të militojë në Kategorinë e Dytë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.