Elbasani-Sopoti, derbi i prefekturës ende pa fushë

1
SHPËRNDAJE

Kategoria Parë/ Fitorja në javën e tretë të Kategorisë së Parë, duke se i ka qetësuar ujërat në kampin e Elbasanit. Verdheblutë larguan krizën e dy javëve të para teksa mposhtën në Pogradec ekipin e Turbinës, në ndeshjen derbi të prefekturës së Elbasanit. Kjo ishte edhe fitorja e parë për skuadrën e drejtuar nga Dosti, që tashmë do të ketë një tjetër derbi javën që vjen. Elbasani do të përballet me skuadrën tjetër të prefekturës, Sopotin. Verdheblutë tashmë e kanë harruar fitoren ndaj cerrikasve, dhe po mendojnë ndeshjen e rradhës. Edhe pse ndeshja është Elbasani-Sopoti, ky takim nuk dihet se ku do të zhvillohet.
image
Pavarësisht se Elbasani ka stadiumin më të mirë në vend, nuk lejohet të luhet aty për shkak se është i vetmi stadium ku luan Kombëtarja kuqezi. Për këtë shkak pritet që edhe ky derb i prefekturë midis Elbasanit dhe Sopotit të luhet në një fushë tjetër, por deri tani nuk dihet se ku. Në Pogradec është mundësia më e madhe, por “liqenorët” kryesues luajnë vetë brënda këtë javë. Duhet theksuar se deri tani për këtë sfidë nuk është caktuar ndonjë fushë për t’u luajtur, dhe çdo gjë do të vendoset ditët në vijim. Elbasanit do t’i duhet të emigrojë sërisht për ndeshjet brënda fushës.

1 KOMENT

Comments are closed.