Elbasani – Sopoti ndahen në barazim

0
SHPËRNDAJE

Dy skuadrat e Grupit B në Kategorinë e Parë janë ndaluar në barazim 1-1 në Elbasan Arena. Elbasani dhe Sopoti gjenden në fundin e tabelës. Ndeshja nisi më mirë për miqtë që e kontrolluan lojën dhe më pas arritën edhe të shënojë me anë të të riut Mumajesi, i cili pasi mori një top të bukur nga Mucollari shënoj me të majtën pas tentativës të dytë. Ndërjohë që në fundin e pjesës së parë një krosim nga e djathta gjenë sulmuesin verdheblu Luta brenda zonës që me kokë shënon duke dërguar shifrat në 1-1.14937073_10154488645837254_1545048087_n

Në pjesën e dytë loja është e bukur në të dyja krahët dhe mund të fitohej nga njëra apo tjetra skuadër, por deri në fund rrjetat mbeten të paprekura. Ndeshja nën arbitrimin e kryesorit Kridens Meta, kishte disa episode të dyshimta ku miqtë pretendojnë për dy 11-metersha të pa dhënë.

Me këtë barazim që nuk shërbeu për asnjërën skuadër u mbylllë derbi midis Elbasanit dhe Sopotit.

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.