Eleminimi i Juventus lajm i keq edhe për Serie A

0
SHPËRNDAJE

imageHumbja e Juventus ndaj Bayern Munchen në Champions League nuk ka lënë pasoja vetëm tek skuadra bardhezi, por edhe në futbollin italian. Kampionati i Serie A ishte shumë pranë marrjes sërish të vendit të katërt për në Champions League nga kampionati i Premier League, por duket se kjo gjë do të presë akoma. Shkak për këtë gjë është bërë humbje që gjermanët e Bayernit i shkaktuan italianëve të Juventus. Tashmë Serie A do të vazhdojë të ketë vetëm 3 vende për në kompeticionin më të madh Europian për klube duke vazhduar paraqitjet e dobëta. Futbolli italian në Europë përfaqësohet vetëm nga Lazio që bën pjesë në Europa League.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.