Eleminohet Shkëndija. Duartrokitet nga skocezët

0
SHPËRNDAJE

Ka përfunduar këtu ëndrra e Shkëndijës në Europa League. Skuadra tetovare nuk ka shkuar dot më shumë se një barazim pa gola në ndeshjen e kthimit në Skoci ndaj Aberden. Ekipi i drejtuar nga Shpëtim Duro ka zhvilluar një ndeshje mjaft të mirë, por vetëm goli ka qënë ai që i ka munguar skuadrë maqedonase të kualifikohet për më tej. Pas barazimit në ndeshjen e parë në Tetovë me rezultatin 1-1, ky barazim pa gola e nxjerr jashtë gare Shkëndijën, që zhvilloi një ndeshje mjaft të mirë përballë një kundërshtari më të madh në emër.
image
Tetovarët krijuan shumë raste shënimi, por nuk arritën dot t’i shfrytëzonin në mënyrën më të mirë të mundshme për të shënuar atë gol që do t’u jepte kualifikimin historik. Trajneri Duro hodhi në fushë formacionin dhe lojtarët më të mirë, por fati në ndeshjen e sotme ishte me kundërshtarët. Loja ka qënë thuajse e barabartë, me të dyja ekipet që herë herë dominonin fushën.

imageSkuadrat kanë patur thuajse të njëjta statistiska, me vetëm pak epërsi në mbajtjen e topit nga ana e skocezëve. Në fund ishte goli ai që do të vlente shumë, por Shkëndija nuk arriti dot t’a shënonte. Pavarësisht kësaj, ekipi nga Tetova doli nga stadiumi “Pottrodie” me kokën lartë, pasi tifozëria kundërshtare e duartrokiti paraqitjen e tyre.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.