Elezaj titullar në Kupën e Italisë (video)

0
SHPËRNDAJE

Ka qenë nje eliminim dramatik dhe plot emocione ai i ekipit të serie B, Perugia në fushën e Genoas, humbje e cila erdhi vetëm pas kohës shtesë prej 30 minutash. Ishte Genoa që dha përshtypjen e nje fitoreje të lehtë me dy gola të shpejtë nga Simeone dhe Pandev por miqtë u kundërpërgjigjën me dy gola në pjesën e dytë duke barazuar në 2-2 dhe duke e cuar ndeshjen në shtesë.

Më pas përsëri Pandev dhe Ninkovic e cuan rezultatin në 4-2 dhe në fund Di Nolfo shkurtoi në 4-3 por pa mundur të ndryshojë fatet e takimit. Në këtë ndeshje, titullar në portën e Perugias ishte Entonjo Elezaj, portieri i talentuar vlonjat që vetëm një vit më parë fitoi kupën e Maltës ku luajti si i huazuar nga ekipi italian.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.