Elidon Halo, arbitri kamikaz që nuk “vdes” kurrë

0
SHPËRNDAJE
Loading...

hal0

Sërish në ndeshjen e sotme midis Elbasanit dhe Pogradecit u pa qartë konkluzioni i të gjithë komunitetit sportiv në Kategorinë e Parë, se arbitri nga Memaliaj, Elidon Halo, është një kamikaz i futbollit.

Penalltia e akorduar ishte qesharake, por edhe disa vendime apo mosdhënie kartonash.

Në fund erdhi qershia mbi tortë, goli i anuluar për miqtë, për një faull në zonë që vetëm Halo e pa.

Ky gjyqtar ose përdoret me direktiva të ndryshme, ose është i paaftë. Për ta zgjidhur këtë alibi duhe të jenë organet kompetente pranë FSHF.

Tashmë janë luajtur 9 javë kampionat dhe Halo ka 3 precendenca ku është kontestuar fuqishëm.

  1. Java e parë Sopoti-Apolonia 1-2. Librazhdasit akuzuan gjyqtarin Halo për dhënien e penalltisë jashtë zone në favor të miqve. Por edhe shumë njëanshmëri te tjërë.
  2. Pak javë më vonë edhe Bylis kontestoj këtë gjyqtarë kamikaz ndaj Elbasanit ku sipas ballshiotëve janë mohuar dy penallti dhe janë anuluar dy gola të rregullt të ballshiotëve.
  3. Sot pogradecarët janë viktimat e rradhës të gjyqtarit Halo, një kamikaz që nuk di të “vdes”, pasi zakonisht kamikazët pas aktit të shpërthimit vetëvriten, ndryshe nga Halo që është ende gjallë dhe mes nesh…!

/minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.