Eliminatoret e Botërorit në Shkodër

0
SHPËRNDAJE

shtabiteknikkosovaKosova do të marrë pjesë për herë të parë si shtet më vete në eliminatoret e një turneu madhor, sic është Botërori 2018 që do të zhvillohet në Rusi. Por mbetet problem vendi i ndeshjeve që Kosova duhet të luajë si vendase pasi asnjë nga stadiumet e Kosovës nuk janë gati për takime të këtij rangu. Stadiumi i qytetit të Prishtines por edhe “Riza Lushta” në Mitrovicë kanë nevojë për riparime të cilat nuk besohet se mund të realizohen deri në shtator kur nisin edhe takimet e eliminatoreve e për këtë arsye duket se Kosova po planifi-kon ti zhvillojë ndeshjet e saj në Shkodër, në stadiumin “Loro Borici”, që me siguri do të jetë gati. Takimi i parë do të jetë Kosovë-Kroaci.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.