Elis Bakaj gjen golin në Izrael (VIDEO)

0
SHPËRNDAJE

bakajElis Bakaj e ka nisur si mos më mirë aventuren izraelite në radhët e Hapoel Raanana. Ish-sulmuesi i Partizanit, Dinamos dhe Tiranës ka shënuar në ndeshjen e Kupës ndaj Hapoel Bershëves. Shqiptari kaloi në avantazh ekipin e tij në minutën e 33-të, kur iu vodh bukur mbrojtjes kundërshtare, duke mposhtur me finesë edhe portieri. Me golin e tij është mbyllur pjesa e parë. Ndërkohë që si përfundim, realizimi i Elisit nuk ka vlejtur dot sa një fitore, pasi Hapoel Bersheva ka barazuar në pjesën e dytë me një eurogol. Shifrat finale kanë qenë 1-1. Gjithsesi, pozitiv mbetet fakti i shënimit të Bakajt.

Ja goli i realizuar nga Bakaj (sekonda 0:35)

S'KA KOMENTE

Comments are closed.