Elis Bakaj largohet nga Hapoel, gati rikthimi në Superligë

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Elis Bakaj ka bërë një lëvizje të papritur teksa është larguar nga ekipi izraelit, Hapoel Ra’anana. Mesfushori me tipare sulmuese që po kalonte një formë të mirë me ekipin e tij të ri, ka patur një takim me drejtuesit e klubit izraelit ku i ka kërkuar largimin nga skuadra. Shkak për këtë gjë është bërë mos korrektësia e ekipit ku Bakaj u transferua me pagesat mujore ndaj lojtarit. Duke parë këtë gjë fantazisti shqiptar nuk ka dashur të vazhdojë më aventurën e tij në Izrael.
image
Këtë gjë e ka pohuar edhe vetë Elis Bakaj për sajtin tonë. Tani pas largimit nga Hapoel Ra’anana duket se Bakaj ka vendosur të rikthehet në Superligën shqiptare. Ekipi që do të jetë alternativa e parë për të janë bardheblutë e Tiranës, me te cilin lojtari mbylli edhe sezonin e kaluar. Mbyllet pa filluar mirë aventura izraelite e Elis Bakajt, teksa tani rikthimi në Superligë është mundësi e vërtetë.

elBa
Faksimile e lajmit te dale ne mediat izraelite

S'KA KOMENTE

Comments are closed.