Elis Bakaj në janar në ekip të ri

0
SHPËRNDAJE

Elis Bakaj gjatë prezantimit tek RNK Split
Elis Bakaj gjatë prezantimit tek RNK Split

Elis Bakaj e ka të vështirë të qëndrojë gjatë në një ekip dhe mesa duket aventurat e tij brenda dhe jashtë vendit do të vazhdojnë. Në një intervistë dhënë Adela Merkos për Panorama Sport, lojtari që i ka veshur të treja fanellat e ekipeve kryesore kryeqytetase si dhe që ka provuar kampionate si ai rumun, ukrainas, izraelit dhe së fundmi kroat, do të largohet nga Rnk Split për arsye se ekipi gjendet në gjendje të pasigurtë financiare dhe nuk ka më qëllim daljen në kupat e Europës, arsye për të cilën Bakaj vendosi të firmoste.

Bakaj flet ndër të tjera edhe për Kombëtaren duke vlerësuar paraqitjen e deritanishme ndërsa nuk ngurron të ndihmojë me të dhëna duke vecuar mbi të gjitha talentin e Eran Zahavit, për të lojtari më i rrezikshem i Izraelit. Në fund Bakaj i uron suksese edhe Tiranës, ekipit të cilin e ka më për zemër ndërkohe që e përjashton mundësinë e kthimit në kampionatin shqiptar. Të pakten për momentin.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.