Elis Bakaj pa skuadër, Shkëndija dhe izraelitët në garë për sulmuesin

0
SHPËRNDAJE


Ish-sulmuesi i Vllaznisë në gjysmën e sezonit të kaluar, Elis Bakaj, për momentin është një lojtar i lirë dhe në kërkim të një aventure të re.

Pasi dështoi kalimi te Flamurtari i Shpëtim Duros, “Supersport” ka bërë publik lajmin për një transferim të mundshëm të sulmuesit në kampionatin izraelit. Bëhet fjalë për 3 ekipe nga Izraeli që interesohen për shërbimet e 30-vjeçarit.

Një interesim për Bakajn ka shfaqur edhe skuadra e Shkëndijës së Tetovës, e cila synon të fitojë këtë sezon titullin kampion në kampionatin maqedonas. Në rast kalimi te Shkëndija,ai do të bashkohet me ish-shokun e skuadrës te Tirana, Olsi Teqja.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.