Elis Guri fiton medalje të artë në Bullgari

0
SHPËRNDAJE

Mundje/ Shqiptari Elis Guri vijon rezultatet tepër pozitive në Bullgari. Mundësi shqiptar i peshës 96 kg që përfaqëson flamurin bullgar, ka triumfuar sërisht në kampionatin e këtij vendi. Edhe pse në moshën 32 vjeçare, Guri tregon se ende mbetet kampion pavarësisht viteve mbi supe. I larguar para disa vitesh nga Shqipëria, ai u shpall edhe kampion për ngjyrat e flamurit bullgar në 2011.
image
Elis Guri arriti të triumofojë në peshën 96 kg, duke fituar medaljen e artë. Ai gjithashtu ndihmoi edhe ekipin e tij për të fituar vëndin e parë në turne. Sa herë që shqiptari shpallet kampion, për ne gjithmon shtohet një brengë, pasi në sukseset e Elis Gurit nuk valëvitet më flamuri kuqezi.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.