Elseid Hysaj titullar ndaj Portos

0
SHPËRNDAJE
Loading...

pona (8)
Napoli para takimit me Porto

Nuk e ka shpërdoruar besimin e trajnerit Sarri duke luajtur mirë për 85 minuta e duke e ruajtur portën napoletane të paprekur në ndeshjen ndaj Portos, shqiptari ynë Elseid Hysaj i cili duket sikur ka shumë kohë që ka kaluar nga ekipi modest i Empolit te Napoli me emër në futbollin italian. E pra nuk është bërë java akoma që nga kalimi i mbrojtësit shkodran drejt ekipit që synon vendet e nderit në serinë A.

Ndaj Portos, Hysaj u tregua solid duke mos i lënë hapësira Cristian Tello-s si dhe bëri disa dalje të mira në ndihmë të sulmit. Megjithatë Hysajt ju desh pak kohë të mësohej me pozicionimin në të majtë duke hasur pak vështirësi në minutat e para, sidomos në dyluftimet me Maxi Pereira dhe Yacine Brahimi, dy lojtarë shumë të shpejtë. Shqiptari u zëvendësua në ’85 nga Henrique, duke merituar komplimentat e trajnerit të Napolit.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.