Elseid Hysaj:Shiriti i kapitenit do të thotë shumë për një lojtar

0
SHPËRNDAJE


Elsedi Hysaj në konferenc per shtyp para sfides me Lihtershtein

Hysaj:Duhet të shohim ndeshjen e parë me Lihtenshtejnin të fitojmë njëherë këtë ndeshje dhe pastaj të mendojmë për Maqedoninë, e dimë që Maqedonia është një skuadër më e përgatitur por ne duhet të kalojmë njëherë Lihtenshtejnin dhe të shkojmë me entuziasëm drejt Maqedonisë”.

Tifozët kuqezi?
Hysaj:Tifozët duhet të vinë gjithmonë ta përkrahin kombëtaren sepse ekipi përfaqësues nuk është si klubet që luan cdo javë, ne futbollistët vimë këtu për të përfaqësuar kombin tonë dhe tifozët duhet të vinë të përkrahin kombin e tyre. Unë mendoj që tifozët shqiptarë na kanë mbështetur gjithmonë dhe do të vazhdojnë ta bëjnë këtë gjë”.

Mbrojtësi bëri një krahasim mes trajnerit të ri Kristian Panuccit dhe ish teknikut Gianni De Biasi, .

Panuci:Të gjithë trajnerët kanë një mënyrë të ndryshme të stërvitjes dhe të lojës, besoj që me Panuccin do të ndryshojmë dicka për mënyrën sesi do të luajmë por të shohim sesi do të na vendosë trajneri të Shtunën në fushë. Por mos prisni ndryshime të mëdha. Futbollistët me trajnerët shkojnë mirë dhe jam i sigurtë se dhe ne Panuccin do të kemi një raport të shkëlqyer, unë personalisht apo edhe të gjithë shokët e skuadrës. Kjo është një zgjidhje e trajnerit dhe është ai që vendos.Nëse trajneri e mendon kështu mund të ndodhë që të largojë nga ekipi përfaqësues edhe një futbollist që ka 10 vite te Shqipëria. Nëse trajneri përdor dorën e hekurt është zgjedhja e tij ne futbollistët duhet të zbatojmë rregulloren e përcaktuar nga trajneri.

Shiriti i kapitenit?
Hysaj:Shiriti i kapitenit do të thotë shumë për një lojtar, por shiriti nuk është gjithcka rëndësi ka të jesh pjesë e kombëtares. Gjithsesi dëshira do ishte e madhe që të isha unë kapiteni në të ardhmen edhe pse nuk jam nga ata lojtar që shiritin e kapitenit e vendos në rradhë të parë./supersport/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.