Elvin Beqiri lë përfundimisht futbollin

0
SHPËRNDAJE

10014766_764017113622359_4221266575661946986_o
Elvin Beqiri – Vllaznia

Kapiteni shkodran i Vllaznisë, Elvin Beqiri i jep fund karrierës pas plot nëntë sezonesh të luajtura me ngjyrat kuqeblu. Mbrojtësi 34 vjeçar e mbylli me 189 ndeshje dhe 12 gola për Vllazninë, por ai ka qenë protagonist edhe në kampionate të huaja si në Ukrainë, Izrael, Rusi e Azerbajxhan. E megjithatë në Shqipëri ai i qëndroi besnik vetëm Vllaznisë së vendlindjes së tij.

Nuk u tundua as nga ofertat e fundit të cilat nuk i pati të pakta, atëherë kur u mor vesh që drejtuesit e Vllaznisë nisën ta cilësonin si të panevojshëm. Mbajti fjalën e dhënë që përpos ngjyrave kuqeblu nuk do të vishte asnjë lloj fanellë tjetër për asnjë lloj shume. Janë të rrallë këta lojtarë, e ndoshta edhe te Vllaznia e sezonit 2015-16 ndoshta mund ti gjendej vendi për ta pasur në organikë edhe për një vit të fundit, qoftë edhe vetëm si shenjë nderimi e respekti për të.

E Beqiri kur debutonte me kombetaren kunder Rusis 3-1
Beqiri kur debutonte me Kombëtaren kundër Rusisë 3-1

Elvin Beqiri nuk do të kujtohet vetëm si një emblemë e kohëve moderne në futbollin shkodran por edhe për kontributin e tij në Kombëtaren e Shqipërisë ku padyshim veçohet debutimi i tij mu në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës ku Shqipëria e vogël i jepte një mësim të madh pikërisht Rusisë. E në atë fitore të madhe 3-1, një ndihmë kryesore dha Beqiri që me një qetësi olimpike në mbrojtje ishte ndër më të mirët e asaj mbrëmje të madhe.

Mirëpo në kohët moderne emblemat harrohen shpejt, madje jo vetëm në Shqipëri, por edhe në botë. E megjithatë, vështirë se do të harrohet Elvin Beqiri nga sportdashësit shkodranë e mbarëshqiptarë. Minuta90.com gjen rastin ti shprehë Elvin Beqirit mirënjohje dhe ta falenderojë për kontributin e madh në futbollin shqiptar.

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.