Elvir Maloku mund të luaj me U-21, e konfirmon FIFA

0
SHPËRNDAJE
Loading...


Elvir Maloku merr lejen nga Fifa për të luajtur edhe në ndeshjet zyrtare me kombëtaren shqiptare të 21-vjecarëve. Lajmi u konfirmua nga Federata Shqiptare e Futbollit me këtë të fundit që ka marrë ok-in nga qeveria e futbollit Botëror, që 21-vjecari të jetë pjesë e kuqezinjëve të drejtuar nga Alban Bushi. Në komunikatën e FSHF-së shkruhet. Futbollisti Elvir Maloku, zyrtarisht është pjesë e skuadrës kombëtare U-21. Në bazë të kërkesës së Federatës së Futbollit dhe vetë futbollistit Maloku drejtuar Departamentit të Statusit të lojtarit në FIFA për aktivizim dhe federim me ekipet kombëtare të Shqipërisë, FIFA ka dhënë miratimin përfundimtar që futbollisti Maloku të mund të luajë për Shqipërinë.

Ky lojtar është aktivizuar më parë me kombëtaret e moshave në Kroaci, prandaj ishte i domosdoshëm më parë konfirmimi i FIFA-s nëse mund të luante me Shqipërinë. Tashmë Elvir Maloku mund të vihet menjëherë në shërbim të ekipit kombëtar U-21. Sulmuesi i krahut të majtë i cili aktualisht është pjesë e Aek Larnacas në Qipro, ndërsa ka një të kaluar te Hajduku i Splitit në Kroaci dhe Nastic i Tarragonës në Spanjë, ka debutuar me Shqipërinë e 21-vjecarëve pasi është aktivizuar në miqësoret ndaj Moldavisë dhe sëfundmi ndaj Francës, takim të cilin e nisi si titullar.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.