Elvis Sina emërohet në stafin e SK Tiranës

0
SHPËRNDAJE

Elvis Sina of SK Tirana (R) falls during the fight for a ball with Mathias Dollinger of GAK Graz during the Champions league 2nd round qualifier game between GAK Gaz and SK Tirana in Graz 06 August 2003.  AFP PHOTO JOE KLAMAR  (Photo credit should read JOE KLAMAR/AFP/Getty Images)
Sina gjatë një ndeshje ndërkombëtare. (Foto: Joe Klamar/AFP/Getty Images)

Një emër shumë i njohur i futbollit bardheblu si Elvis Sina do të zerë vendin e një tjetri po kaq të njohur siç është Ardian Mema. Bëhet fjalë për rolin e drejtorit të akademisë së Tiranës, rol i cili i besohet Sinës, pas largimit të Ardian Memës drejt Arabisë Saudite ku po ushtron aftësitë e trajnerit te klubi Hajer B. Sina ka dalë nga ekipet zinxhir të Tiranës dhe në karrierën e tij të gjatë numëron afërsisht 500 ndeshje në kampionatin tonë kombëtar, shumica e tyre për ngjyrat bardheblu ndërsa ka luajtur nga një edicion edhe për Elbasanin dhe Dinamon.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.