Elvis Sina: Tiranës i duhen më shumë se 1 donator

0
SHPËRNDAJE

Elvis Sina, ish-kapiteni i Tiranës, ka dhënë një intervistë të gjatë për “Panorama Sport”, ku ka folur për çështje të ndryshme, nga situata aktuale, merkatoja, ecuria e ekipit dhe si mund të dilet nga kjo situatë.

SITUTA – “Është shumë e keqe për shkak të menaxhimit jo të mirë të situatave nga klubi. Faktorët janë të ndryshëm, mes të cilave probleme të së shkuarës, që nuk janë trajtuar si duhet”

MERKATO – “Të bësh merkato duhet financa. Më vjen keq që nuk i jepet një zgjidhje konkrete nga ana e bashkisë në bashkëpunim me administratorin aktual. Kështu nuk mund të vazhdohet”.

“Ky klub kërkon lojtarë me personalitet, me prezencë dhe të afirmuar, të cilët mungojnë prej kohësh. Te Tirana nuk nuk mund të vije kushdo. Historikisht ka pasur lojtarët më të mirë të tregut. Por, për këtë duhen financa, të cilat po mungojnë”.

ECURIA – “Dua që Tirana të marrë pjesë në Kupat e Europës, por më vjen që e them se Kupa nuk është rruga e duhur. Ajo ka qenë gjithnjë objektiv plotësues i këtij klubi, ndërsa situata është e tillë që klubi shpreson vetëm aty. Klubi është keq në renditjen e kampionatit dhe duhet të fokusohet aty”

PRESIONI – “Gjithmonë ka pasur presion te Tirana, kjo pasi është klub i gatuar për trofe, por ato nuk merren duke bërë 2-3 blerje apo duke pasur probleme gjyqesh e duke u zënë me lojtarët. Të trokasësh sot te klubi, gjen vetëm drejtorin e mirëmbajtjes se stadiumit. Më bën habi, më vjen keq dhe më dhemb shpirti që e shoh diçka të tillë”.

ZGJIDHJA – “Këshilla që unë kam për ekipin tim të zemrës dhe e them me zemër, është që në krye të skuadrës duhet të ketë më shumë se një person. Bashkia dhe Halili duhet të afrojnë njerëz te tjerë, pasi ndryshe nuk shoh mënyrë për përmirësim”.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.