Emilio Butragenjo dhe Luis Saha njëzëri: Në Shkup do të jetë një spektakël i garantuar

0
SHPËRNDAJE
Loading...


Superkupa e Europës / Shkupi dhe stadiumi “Telekom Arena” (Filipi i Dytë) do të jenë, më 8 gusht, në qendër të vëmendjes së botës futbollistike që do të ndjekë ndeshjen e Superkupës Evropiane mes kampionit të Evropës, Realit të Madridit, dhe fituesit të Ligës së Evropës, Mançester Junajtidit. Në këtë mënyrë, ky megaduel mes dy ekipeve gjigantë do ta vendosë Maqedoninë në qendër të vëmendjes botërore! Si promotorë të Superkupës Evropiane, në Shkup, këto ditë, erdhën ish-futbollisti i njohur spanjoll Emilio Butragenjo, në cilësinë e drejtorit të Realit, dhe ish-futbollisti po aq i njohur i Junajtidit, Luis Saha, që, tani, është pjesë e strukturave drejtuese të Mançesterit. Ata paralajmërun se Superkupa Evropiane do të jetë një festë e madh dhe se të dy klubet synojnë që ta fitojnë këtë trofe të rëndësishëm.

“Erdhëm dje, por e ndjemë menjëherë mikpritjen dhe mirësinë e madhe të Maqedonisë. Ne, si Real, jemi mjaft të gëzuar që, gjatë këtij sezoni, ne fituam kampionatin dhe Ligën e Kampioneve. Për neve, çdo ndeshje është finale dhe ne duam që ta fitojmë edhe këtë trofe”, tha Butragenjo. Saha, nga ana e tij, vuri në dukje: “Ndjej nje kënaqësi të madhe që jam pjesë e këtij eventimenti të madh. Ndoshta, Reali është favoriti kryesor për Superkupen Evropiane, pasi ai ka fituar Ligën e Kampioneve, por edhe ne kemi shansin që të bëjmë diçka speciale. Ronaldo është fenomenal, kurse Zidane më ka befasuar në mënyrën më të këndshme”, vuri në dukje Saha.

– See more at: http://sfidanti.al/futboll-bota/emilio-butragenjo-dhe-luis-saha-paralajmerojne-megaspektaklin-ne-shkup#sthash.WWABqBXT.dpuf

S'KA KOMENTE

Comments are closed.