Emiljano Vila transferohet në Azerbajxhan

0
SHPËRNDAJE

Emiljano Vila
Emiljano Vila
Legjionarët/ Pasi u largua nga Partizani, mesfushori Emiljano Vila u transferua në një ekip në Superligën greke. Vila firmosi një kontratë me ekipin grek të Kerkyrës, por tashmë është larguar edhe nga ky ekip. Lajmi më i fund është se ish-mesfushori i të kuqve është transferuar në Azerbaxhan. Një lëvizje e papritur kjo duke parë që Vila firmosi në Greqi. Tashmë ai ka nënshkruar një kontratë tek Inter Baku, dhe tashmë do t’i bashkohet Ansi Agollit në kampionatin azer, ku mbrojtësi i majtë akivizohet me ekipin e Karabak. Ende mbeten enigmë arsyet e largimit të Emiljano Vilës nga Kerkyra në Greqi, teksa tani është gati për këtë aventurë të re.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.