Emini drejt Shkëndijës, Kukësi e zëvendëson me një “big”

0
SHPËRNDAJE


Superiorja / Lojtarët e mirë tërheqin gjithmonë vëmendje. I tillë është Izair Emini, i cili ka shumë mundësi që të largohet pas kupave të Evropës, duke u divorcuar me Kukësin pas dy vitesh të suksesshme, me 18 gola në 48 ndeshje kampionati.

Sipas asaj që raporton “Supersport”, 32-vjeçari pritet të rikthehet te Shkëndija e Tetovës, ku ka edhe një marrëveshje verbale me trajnerin Qatip Osmani, i cili ka kërkuar rikthimin e sulmuesit si një mundësi për të përforcuar akoma më shumë ofensivën tetovare.

Te Kukësi nuk është se janë kapur në befasi, sepse hierarkia e klubit ka kohë që kërkon në treg për një sulmues cilësor dhe ditët e ardhshme pritet një surprizë, pasi po tentohet marrëveshja me një lojtar shumë cilësor e me një karrierë bindëse.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.