Emini: “Flamurtari i vështirë, Skënderbeun e shohim në finale”

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Një prej lojtarëve më të mirë momentalisht në Superiore, Izar Emini ka folur menjëherë pas shortit të hedhur në lidhje me gjysëmfinalet e Kupës së Shqipërisë. “Bomberi” i Kukësit në një intervistë për “Minuta90.com” u shpreh se asnjë ndeshje nuk është e lehtë dhe se ekipi duhet të bëjë kujdes në këtë përballje. Ja intervista e tij e plotë:

Izair Emini
Izair Emini

– Izair jeni njohur tashmë me shortin. Çfarë mendimi keni për rivalin dhe a jeni të lumtur që keni shmangur Skënderbeun?

“Po normalisht se jam njohur për shortin, të them të drejten nuk ka ndeshje të lehta, sidomos në gjysëmfinale të kupës dhe mendoj se do të jenë ndeshje të vështira dhe tepër interesante me Flamurtarit. Përsa i përket Skënderbeut, është mirë që nuk u ndeshëm në gjysëmfinale, pasi dëshira ime ishte të përballemi në finale me ata.”

Izair-Emini-8-480x360– E keni mposhtur keq Flamurtarin në kampionat. Mendon se në aspektin psikologjik ata janë të frikësuar ndaj Kukësit?

“Po, ndeshjen e kampionatit i mposhtëm me rezultat të thellë, mirëpo kjo ndeshje eshtë shumë më ndryshe. Do të jetë e veshtire, e them edhe njëherë. Por shpresoj të përsëritet ajo ndeshja e kampionatit dhe ne të jemi në finale.”

– Do t’a ndërroje një gol në kampionat me një gol në kupë?

(Qesh ne keto momente) Nuk kam pse e ndërroj, pasi radha është që të shënoj edhe në kupë që të ndihmoj ekipin që të dalim në finale.”

– Kalojmë në kampionat, luani një transfertë të vështirë ndaj Bylisit tani?

“Po tani fokusohemi në Ballsh, ku për ne është e rëndësishme të vazhdojmë ecurinë e rezultateve pozitive. Atyre u duhen pikë, por gjithashtu edhe ne, ndaj mendoj se do të jetë një ndeshje e vështirë për të dyja skuadrat ku shpresoj të dalim ne fitues.”

– Ku qëndron forca e Kukësit?kukesi ne feste

“Forca jonë qëndron tek grupi, pasi funksionojmë si grup dhe jemi si një trup i vetëm. Mendoj se kjo është forca e Kukësit.”

S'KA KOMENTE

Comments are closed.