Emini-Hasani, dyshja “magjike” e Kukësit

0
SHPËRNDAJE

479697_680109862129863_8992075129181362723_nPa i hequr meritat pjesës tjetër të grupit, dy lojtarë që po spikasin në radhët e Kukësit të Klodian Duros, janë padyshim Izair Emini dhe Edon Hasani. Jo vetëm se ata ishin autorët e dy golave në fitoren e fundit në kampionat përballë Vllaznisë në Shkodër, por loja e mirë dhe rendimenti që kanë treguar javë pas jave janë tregues të qartë se Kukësi ka dy pika të forta ku mund të mbështetet për të ardhmen e tij.


Izair Emini

12647389_946436115453317_8133929089059850008_nErdhi pa shumë bujë në rradhët e Kukësiave, por në 6 ndeshje në kampionat ka shënuar plotë 5 herë. E nëse do të ishte nga fillimi me këto ritme atëherë Salihi apo Sukaj do të kishin një rival më shumë. Me largimin e Pero Pejic, ardhja e Eminit ka mbushur një “gropë” të madhe të lënë bosh prej kroatit shtatlartë.

Ndërkohë që në stol ka edhe një sulmues si Lima, që është rikthyer me vonesë, por që në pjesën e parë të kampionatit ka zhvilluar një ecuri pozitive. Tashmë kuksianët kanë një garanci në repartin e avancuar me shqiptarin nga Maqedonia. Emini ka edhe një armë tjetër të fortë, atë që quhet modesti. Nuk shfaqet në asnjë moment euforik në media, duket një tip i përqendruar në punën e tij.

12647243_946458835451045_8952515388407363617_nPor kujdes, lëvdatat tona nuk duhet t’i shërbejnë për mendjemadhësi, por në të kundërt, për të kuptuar se është në rrugën e duhur dhe duhet të vazhdojë sërish në të njëjtat hapa edhe në të ardhmen.


Edon Hasani

11099937_604184603055723_2236121207573035928_nMbetet një nga pikat kyce të Kukësit. Shënon, asiston, lufton, bën gjithcka për të qenë një lider. Tashmë trajneri Duro i ka besuar edhe shiritin e kapitenit në ndeshjen ndaj Vllaznisë, ku edhe shpërblimi erdhi me një gol vërtet spektakolar, për më tepër me vlerën e tri pikëve. Vllaznia duhet të shikojë realietin në sy, se sa lojtarë prodhim i saj bëjnë ligjin në skuadrat e tjera.

Por kalojmë sërish tek Hasani. Mesfushori i palodhur pati një përplaje me klubin e tij pak kohë më parë. Të ndërgjegjshëm për rëndësin e tij në skuadër, ata e rikthyen sërish dhe nuk gabuan. Por nëse do të kishte ndodhur ndryshe, do të kishte qenë një mëkat për Kukësin dhe për të gjithë opinionin sportiv në Shqipëri.

Tashmë mbetet të shohim vazhdimësinë e Hasanit në kampionat, por edhe në Kupën e Shqipërisë. Një gjë është e sigurtë, nëse vazhdon edhe pak kohë në këto ritme do të quhet një lider i padiskutueshëm i kuksianëve dhe askush s’do të ketë guximin të mendojë të kundërtën.


 

©MINUTA90.COM

S'KA KOMENTE

Comments are closed.