Emini i lumtur, do gol sërish me Vllazninë

0
SHPËRNDAJE

14917186_904083379722756_4595291126601443966_o

Izair Emini shënoi golin e fitores në sfidën me Luftëtarin pasi mungoi për rreth një muaj, ndërkohë që klubi verilindor e kishte përzgjedhur lojtarin të dilte krah trajnerit Gjoka në konferencën për shtyp para ndeshjes me Vllazninë.

Sulmuesi është i gëzuar për faktin që u rikthye dhe se ëshët i gatshëm të “sakrifikojë” golat e tij për fitoret e skuadrës.

Golat– “Dy gola janë shumë pak, për mua, por mos harroni se kam qenë i dëmtuar. Më vjen mirë që u ktheva nga dëmtimi dhe arrita të shënoja. Erdha aty ku duhet”.

Rrjeta me Luftëtarin– “Për mua nuk ka rëndësi se kush e shënon golin, e rëndësishme është që të fitojë skuadra. Normalisht që më vjen mirë kur gjej rrjetën, pasi për atë punë jam. Unë do të kërkoj gjithmonë që të shënoj”.

Marrëdhënia me Pejiç– “Pero është një lojtar kalibri. Ai e gjen golin në çdo pozicion. Mendoj se formojmë një dyshe të mirë së bashku”,-mbylli prononcimin e tij, sulmuesi i Kukësit, Izair Emini. /minuta90.com/

3

S'KA KOMENTE

Comments are closed.