Emini: Ishte një ndeshje e rëndësishme, pasi Teuta është një ekip i fortë

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Sulmuesi i Kukësit dhe autori i golit në takimin e sotëm, Izair Emini, pas ndeshjes me Teutën, në prononcimin për SuperSport, dhënë gazetarit Ylli Aga, u shpreh se ishte një ndeshje e rëndësishme, pasi Teuta është një ekip shumë i fortë.

“Për ne ka qenë ndeshje shumë e rëndësishme dhe e vështirë, pasi Teuta është një ekip shumë të mirë dhe na bëri ballë. Diferencën e bëri sulmi, unë dhe Pejiç që ishim përpara.

Jemi të kënaqur nga kjo që kemi bërë sot”.

“Për ne çdo ndeshje është si finale dhe çdo trepikësh është i rëndësishëm. Nëse do që të shpallesh kampion, duhet fituar çdo ndeshje, ose më pak barazim.

Jemi të kënaqur për ç’ka kemi bërë deri tani dhe do të vazhdojmë të jemi më të qetë në ndeshjet e ardhshme”.

“Për ne janë të dy konkurrentë të fortë, si Skënderbeu dhe Partizani. Gara ka për të qenë deri në fund mes Partizanit, Skënderbeut dhe neve.

Pavarësisht se kemi diferencë, ne i respektojmë shumë dhe i shohim si kundërshtarë të fortë”.

“Ne si sulmues presim nga mesfusha dhe nga krahët, pasi sa më shumë topa të marrim aq më të lehtë e kemi punën. Gjithsesi, edhe kështu mendoj se po ecim mirë”,-mbylli prononcimin e tij, sulmuesi i Kukësit, Izair Emini. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.