Emini: Kemi bërë një superndeshje, por fati nuk ishte në anën e Kukësit

0
SHPËRNDAJE

Fitorja e sotme e Kukësit kishte si protagonist pozitiv sulmuesin Izair Emini, i cili shënoi gol, dha asist si dhe goditi traversën. Edhe pse Kukësi u eliminua nga Liga e Kampioneve, Emini nuk ngurroi ta cilësonte si një superndeshje atë që bënë kampionët e Shqipërisë, gjatë fjalëve të tij për “SuperSport”.

“Siç e patë edhe vete ju, kemi bërë një superndeshje, fati nuk ishte në anën tonë. Duhej të ishim më cinikë, duhej ta ruanim më mirë rezultatin, të menaxhonim situatën, por ky është futbolli”.

“Sinqerisht, kur e mora topin me gjoks, mendoja si të gjuaja. Kur e godita m’u duk se shkoi në rrjetë, për fat të keq nuk ishte ashtu. Me një fjalë nuk pata fat”.

“Presioni ndaj Peros ishte i madh, se dihet, po të bënte golin, do ishte kualifikim për ne. Ndodhin gjëra të tilla, edhe lojtarë më të mëdhenj kanë humbur penallti. Ky ishte fati ynë, nuk kemi çfarë të bëjmë më shumë”,-mbylli prononcimin e tij, sulmuesi i Kukësit, Izair Emini. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.