Enea Koliçi dhe Kukësi drejt gjyqit

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Enea Koliçi ka oferta të rëndësishme dhe pritet që së shpejti të vendosë për të ardhmen e tij.

Sezoni i fundit futbollistik ishte mjaft i mirë për të, ndërkohë që edhe në sfidat me Sherifin e Tiraspolit ai bëri paraqitje mjaft të mira dhe mori lëvdata nga mediat, brenda dhe jashtë vendit.

Tashmë duket se do të ketë një çështje, pasi portieri pretendon t’i ketë mbaruar kontrata, por sipas “Panorama Sport” atij i është rinovuar kontrata automatikisht edhe për një vit, pasi nuk ka lajmëruar në kohë se duhet të largohej.

Ndërkohë, në gazetën tjetër të përditshme, “Sport Ekspres” shkruhet se lojtarët të gjithë kanë nga një klauzolë, sipas së cilës futbollistët nuk mund të firmosin në një ekip tjetër pa marrë ofertën e Kukësit.

Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë, pasi tashmë mundësia që palët të shkojnë në gjyq është e madhe. Për Koliçin thuhet se ka mbyllur gjithçka me Skënderbeun, por fillimisht duhet zgjidhur kontrata me Kukësin.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.